Lajme
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Artistja nga Kosova me banim në Vjenë, Albana Ejupi, hap ekspozitën “Body Under Construction” në Tiranë
Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë (GOCAT) ka hapur ekspozitën “Body Under Construction” të artistes nga Kosova, Albana Ejupi, një projekt artistik që trajton trupin si një proces të vazhdueshëm transformimi dhe reflektimi mbi identitetin, kujtesën dhe përvojën njerëzore, përcjell albinfo.ch.
Përmes pikturës, skulpturës, tekstilit, rërës dhe tekstit, ekspozita sjell një qasje bashkëkohore që ndërthur temat e migrimit, kujtesës dhe historive personale që formësojnë jetën e njeriut.
Në qendër të ekspozitës është vendosur një skulpturë gruaje me peshë rreth 300 kilogramë, e cila, sipas artistes, simbolizon barrën emocionale dhe përvojat që secili mbart gjatë jetës.
“Trupi ynë mban peshë. Mban kujtime, zhgënjime, dashuri, humbje dhe histori që shpesh nuk duken në sipërfaqe. Pesha e saj nuk është vetëm fizike, por simbolizon barrën emocionale dhe përvojat që secili prej nesh mbart gjatë jetës”, shprehet Ejupi.
Ekspozita është kuruar nga Shkëlzen Maliqi, i cili thekson se ideja fillestare për një retrospektivë evoluoi gjatë procesit krijues në një seri krejtësisht të re veprash.
Sipas tij, artistja ka zgjeruar kërkimin e saj artistik edhe në fushën e skulpturës, duke e vendosur trupin në qendër të rrëfimit artistik, përtej paraqitjes së tij fizike.
Një element i veçantë i ekspozitës është përdorimi i rërës së mbledhur në Kosovë, e cila shndërrohet në material artistik që bart kujtime, histori dhe gjurmë të përvojës njerëzore. Përmes këtij elementi, trupi paraqitet si një hapësirë ku memoria, identiteti dhe transformimi ndërthuren vazhdimisht.
“Body Under Construction” është ekspozita e 16-të e prezantuar në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë (GOCAT), pjesë e Fondacionit MANE, i cili vazhdon të promovojë artin bashkëkohor përmes ekspozitave të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 30 gusht, ndërsa hyrja është falas dhe vizitorët mund ta shohin çdo ditë në ambientet e Galerisë së Artit Bashkëkohor Tiranë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














