Lajme
Artisti Gëzim Gashi tregon historinë e tij në Universitetin e Harvardit
Artisti ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e tij drejt SHBA-së dhe karrierën artistike.
Artisti shqiptar, Gëzim Gashi, ishte i ftuar për një bashkëbisedim në Universitetin e Harvardit. Gashi është mjaft i njohur në industrinë e muzikës në Los Angeles, ku ka hapur dhe një shkollë arti.
Artisti ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e tij drejt SHBA-së dhe karrierën artistike. Artisti u prezantoi të pranishmëve këngëtaren e re shqiptare, Erza Muqolli, e cila po mahnit publikun me zërin e saj magjik.
Gashi është një sipërmarrës i përhershëm dhe student i “Harvard Business”. Ai ka zhvilluar markë për shkollat muzikore që po udhëheqin rrugën dhe për kompanitë e tjera në Suedi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Harvard Albanian Students Association ka shkruar se ishte bukur që kishim Gëzim Gashi këtu me ne këtë javë! Faleminderit të gjithë atyre që dolën, faleminderit Gëzim që ndani historinë tuaj me të gjithë ne. /Albinfo.ch



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













