Kosova
Arsyetimi i mjekëve për rastin ku humbën jetën 3 persona nga Gjilani
Dy mjekë janë duke u hetuar për rastin, edhe pse nuk e kanë pranuar fajësinë
Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Durrës, ku humbën jetën tre pjesëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës, janë proceduar penalisht dy mjekë.
Ata janë 60-vjeçari J. Karaj dhe 54-vjeçari Sh. Beqja. Dy mjekët kanë dëshmuar në polici dhe kanë thënë se kanë ndjekur të gjitha protokollet e mjekimit ndaj tyre.
Sipas tyre, familjarët janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore, janë trajtuar me serum dhe vitamina dhe më pas janë dërguar për në shtëpi. Mjekët kanë dëshmuar se familjarët kanë vdekur në një hark kohor prej 24 orësh. Dy mjekët po hetohen për mjekim të pakujdesshëm, raporton KlanTV.
Tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze, dyshohet se janë helmuar në Shqipëri nga ushqimi dhe më pas kanë ndërruar jetë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se 3 anëtarët e familjes Haliti kishin shkuar në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre. Raportohet se ata kishin konsumuar kërpudha, pasi i kishin mbledhur vetë dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore. Të tre shkuan në qendrën shëndetësore të Manzës dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua. Të tre u dërguan sërish në qendrën shëndetësore të Manzës, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët.
“Të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha”
Mjeku i Qendrës Shëndetësore të Manzës, Bardhyl Belba, në një prononcim për “News 24” deklaroi se të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha. Po ashtu, mjeku u shpreh se ai dhe stafi mjekësor janë të prekur nga ngjarja dhe se pret që autoritetet të hetojnë këtë rast.
“Ne shprehim ngushëllime për familjen Haliti. Shërbimi është dhënë sipas të gjitha protokolleve. Pasi kanë ardhur këtu me këmbët e veta, kanë ikur në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdimi mbetet të hetohet e të shikohet se ku qëndron problemi, që të kemi përgjigje se përse kanë ndërruar jetë.
Protokolli është marrë nga hetuesit. Mjekët janë përgjigjur në kohë dhe me mjekimet e duhura. Jemi shumë të prekur. Jemi të prekur ne dhe kolegët tanë. Të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha, nuk kanë referuar për asnjë moment që të kenë pasur problem me kërpudhat. Po hetohet që të saktësohet se pse kanë ndërruar jetë tre anëtarët e një familjeje”, u shpreh mjeku.
Familja Haliti ngre dyshime mbi vdekjen e familjarëve në Shqipëri
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












