Bota
Arrin në 15 numri i të vrarëve në New Orleans, i dyshuari ishte inspiruar nga Shteti Islamik
Ka shkuar në 15 numri i të vrarëve nga sulmi në New Orleans të SHBA-së, raporton agjencia “AP”.
Një veteran i Ushtrisë së SHBA-së kishte goditur me veturë turmën e njerëzve në New Orleans në orët e para të së mërkurës.
I dyshuari po ashtu është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me forcat policore.
FBI-ja ka thënë se po e heton si “akt terrorizmi” sulmin, ndërsa i dyshuari thuhet se ishte inspiruar nga Shteti Islamik. Në veturën e tij është gjetur një mjet shpërthyes, e po ashtu flamuj të Shtetit Islamik.
Ai kishte kaluar në rrugën “Bourbon”, ku kishte goditur me shpejtësi të madhe turmën e njerëzve që po e festonin Vitin e Ri.
FBI-ja ka publikuar edhe foton dhe emrin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Shamsud-Din Jabbar (42), një ish-ushtarak amerikan nga Teksasi. Në sulm u lënduan të paktën 35 persona.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Jabbar kishte postuar video në rrjete sociale disa orë para sulmit duke thënë se është inspiruar nga Shteti Islamik dhe kishte shprehur “dëshirë për të vrarë”.
“Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre që thjesht po përpiqeshin të festonin Vitin e Ri”, tha Biden përmes një deklarate. “Nuk ka justifikim për asnjë lloj dhune dhe ne nuk do të tolerojmë asnjë sulm ndaj komuniteteve të vendit tonë.”
E presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, tha se do t’i ofrojë mbështetje New Orleansit.
“Zemrat tona janë me të gjitha viktimat e pafajshme dhe të dashurit e tyre”, tha Trump. “Administrata Trump do të mbështesë plotësisht qytetin e New Orleansit ndërsa ata hetojnë dhe rimëkëmben nga ky akt i së keqes së pastër!”
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













