Lajme
Arrestohet Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Rugova
Burime brenda Policisë së Kosovës thonë se të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëvepruar në shitjen e mbi 100 vizave “shengen” në vlerë 3500 euro secilën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Ukë Rugova është arrestuar të mërkurën nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është përshirë në një rrjet me shitje vizash. Së bashku me Ukë Rgovën janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë.
Burime brenda Policisë së Kosovës thonë se të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëvepruar në shitje vizash “shengen”. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani, ndërsa konfirmohet edhe arrestimi i Izet Beqirit, shok i Ukë Rugovës.
Siç raportojnë mediet, Petani është zyrtar kryesor për viza në Ambasadën italiane në Prishtinë. Ai është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës.
Ndryshe, deri në mesditë ka vazhduar bastisja e shëtisë së Ukë Rugëps, ose ish shtëpia e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Uka është djalë i vogël i ish presidentit, i cili edhe më parë është apostrofuar si person zyrtar që është inkriminuar në çështje korrupsioni.
Avokati mbrojtës i Ukë Rugovës, Bajram Tmava ka deklaruar se ende nuk ka përfunduar bastisja në familjen Rugova. Ai tha si avokat deri në këtë fazë nuk ka asnjë provë që vërteton dyshimin e bazuar.
“Unë jam ftuar gjithashtu nga Ukë Rugova në orët e hershme të mëngjesit në cilësinë e avokatit mbrojtës që të prezantoi në aktin e bastisjes. Nga policia e EULEX-it gjegjësisht nga personi që udhëheq bastisjen kam marr urdhrin e bastisjes në bazë të cilit kam mësuar se dyshohet për krim të organizuar mashtrim për ushtrim ndikimi dhe keqpërdorimin të autorizimit nga neni 422”, ka thënë ai
I pyetur për dyshimet për shitblerjen e vizave, Tmava ka thënë se përveç dyshimit të bazuar në këtë fazë nuk mund të sqarohet pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dyshimin e bazuar.
Sipas gazetës “Zëri” Uke Rugova është arrestuar me dyshimin se është përfshirë në shitje vizash. Fjala është për shitjen e 100 vizave italiane, ne bashkëpunim me një punonjëse te ambasadës italiane. Një vize është shitur për 3500 euro, ndërsa ne këtë gjë janë te përfshirë edhe pese persona te tjerë neper komuna te ndryshme.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













