Lajme
Arrestohet një person në lidhje me zjarrin vdekjeprurës në Graubünden
Policia zvicerane ka ndaluar një person si pjesë e hetimeve për zjarrin që shpërtheu më 21 gusht në një ndërtesë banimi në Thusis, ku humbën jetën katër shtetas të huaj.
Një person, identiteti dhe të dhënat e të cilit nuk janë bërë ende publike, është arrestuar të hënën në kuadër të hetimeve penale lidhur me zjarrin tragjik që përfshiu një ndërtesë banimi në Thusis, në kantonin Graubünden, transmeton albinfo.ch.
Zjarri kishte shpërthyer më 21 gusht dhe si pasojë humbën jetën katër shtetas të huaj. Pas ngjarjes, autoritetet zvicerane nisën një hetim për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në tragjedi.
“Hetimi penal aktualisht është i drejtuar ndaj një personi”, bëri të ditur policia lokale.
Sipas autoriteteve, ndaj të dyshuarit po shqyrtohen disa akuza për vrasje nga pakujdesia, si dhe disa raste të shkaktimit të lëndimeve trupore nga pakujdesia.
Policia nuk ka dhënë deri tani detaje të tjera për personin e ndaluar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit janë duke vazhduar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













