Shkurt.ch
Arrestohet në Zvicër ish-gjenerali boshnjak
Policia zvicerane ka arrestuar të mërkurën në Thônex të kantonit të Gjenevës ish-gjeneralin boshnjak, Naser Oriç, me një urdhër arresti të lëshuar nga Interpoli.
Oriç u arrestua në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, ka bërë të ditur policia kantonale e Gjenevës.
Ai ishte arrestuar për akuzat që ishin ngritur nga Prokuroria në Beograd vitin e kaluar, në bazë të dokumenteve gjyqësore të Tribunalit të Hagës.
Oriç dyshohet të këtë kryer krime lufte kundër civilëve serbë të Bosnjës më 1992 në fshatin Potocari, pranë Srebrenicës. Krimet, për të cilat akuzohen, përfshijnë vrasje dhe plaçkitje.
Krimet e pretenduara ndodhën përpara sulmit të vitit 1995 nga ushtria serbe e Bosnjës në Srebrenicë, ku më shumë se 7000 burra dhe djem u vranë, një krim që më vonë u cilësua si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendëse.
Oriç u lirua për krime lufte kundër serbëve në Srebrenicë nga Gjykata e Hagës më 2008, ku gjykata urdhëroi se ai nuk kishte kontroll mbi krimet e kryera nga ushtria boshnjake.
Vendimi kishte zemëruar Beogradin dhe Këshilli nacional serb kishte thënë në atë kohë se vendimi nuk kontribuonte në arritjen e drejtësisë dhe të vërtetës apo pajtimit rajonal.
Ekstradimi do të jetë i pasigurt, sepse kjo do të varet nga vendimi i autoriteteve gjyqësore zvicerane.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











