Lajme
Arrestohet eksperti politik në Gjermani, dyshohet se spiunoi për Kinën
Ai u arrestua nën dyshimin për spiunazh të hënën, pas një aktakuze që u ngrit në një gjykatë të Mynihut gjatë muajit të kaluar
Një ekspert i politikës në Gjermani është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën për disa vjet me radhë.
Prokurorët federalë thanë se i dyshuari – i identifikuar vetëm si Dr. Klaus L. – kishte drejtuar një ‘think-tank’ qysh nga viti 2001.
Ai u arrestua nën dyshimin për spiunazh të hënën, pas një aktakuze që u ngrit në një gjykatë të Mynihut gjatë muajit të kaluar.
Autoritetet thonë se burri u kontaktua nga punonjësit e një shërbimi inteligjent kinez gjatë një udhëtimi në Shanghai në qershor të vitit 2010, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ai akuzohet për dhënien e regullt të informacioneve në Pekin përpara ose pas vizitave shtetërore apo konferencave mes shumë shteteve, deri në nëntor të vitit 2019.
Prokurorët thanë se ai ishte paguar për informacionet e tij dhe se udhëtimet e tij për t’u takuar me punonjësit e inteligjencës kineze gjithashtu ishin paguar.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










