AT Balkani
Arrestohen 166 persona në operacionin e EUROPOL-it që u zhvillua në 34 shtete, përfshirë Kosovën
EUROPOL-i ka kryer një operacion ndërkombëtar, në të cilin 166 persona janë arrestuar.
Sipas Europol, 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuar si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal.
Në mesin e të arrestuarve janë 17 persona, të cilët akuzohen për trafikim të armëve të zjarrit, 73 për kontrabandim të emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara.
Në këtë operacion u sekuestruan edhe 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.
34 vende u bashkuan javën e kaluar për të luftuar krimin e organizuar dhe serioz ndërkombëtar me origjinë nga Evropa Juglindore si pjesë e ditëve të veprimit të përbashkët (JAD).
Ky operacioni katërditor i mbështetur nga Europol ka pasur për qëllim trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).
Ky operacion bashkoi: shtetet anëtare të BE: Austri, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Hungari, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.
Kurse shtetet joanëtare të BE-së pjesë e këtij operacioni kanë qenë: Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














