Futboll
Tregohen detaje për stadiumin nacional të Kosovës
Kapaciteti i stadiumit nacional të Kosovës do të jetë rreth 30 mijë ulëse, që do të ndërtohet në Drenas, e që do të jetë foleja më e re e ‘Dardanëve’. Stadiumi i ri është dizajnuar që t’i bëjë të gjithë futbolldashësit kosovarë në një vend, përcjell albinfo.ch.
“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin e sportit”, ka thënë Murat Tabanlioglu, themelues i studios nga Stambolli, Tabanlioglu Architects.
“Duke reflektuar identitetin bashkëkohor dhe multietnik të Kosovës, stadiumi do të sjellë së bashku 30.000 njerëz. Derisa Kosova kohët e fundit doli nga një luftë civile, ndërveprimi midis njerëzve është i rëndësishëm”, ka shtuar më tej ai për Dezeen.
Stadiumi nacional i Kosovës do të jetë shtëpia e ekipit përfaqësues të futbollit të vendit.
Përfaqësuesja jonë u njoh zyrtarisht nga trupi administrativ i UEFA-s dhe organi ndërkombëtar FIFA në vitin 2016, pas shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008.
Ekipi momentalisht luan në stadiumin “Fadil Vokrri” me një kapacitet prej 13.000 vendesh, por derisa futbolli po merr popullaritet më të madh, kërkohet një vend më i madh. Stadiumi nacional do të ndërtohet për të përmbushur kërkesat aktuale të FIFA-s dhe UEFA-s për mbajtjen e ndeshjeve ndërkombëtare.
Stadiumi do të ndërtohet nga korniza e betonit, e fasada e stadiumit është e mbrojtur nga një material fleksibil tekstili në harmoni me parkun natyror që i bashkohet kësaj strukture të madhe, shpjegoi më tutje Tabanlioglu.
Stadiumi do të ndërtohet së bashku me dy fusha të trajnimit, si dhe një grup ndërtesash që strehojnë objekte tregtare dhe argëtuese.
Një park për ngjarjet kulturore dhe koncerte në ambient të hapur do ndërtohen gjithashtu si pjesë e planit.
E-Diaspora
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs...
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen