Futboll
Ardon Jashari: Me Granitin ndajmë jo vetëm gjakun, por edhe zjarrin për fitore
Ardon Jashari flet për ndikimin e Granit Xhakës në karrierën e tij
Ardon Jashari, mesfushori shqiptar që së fundmi ka firmosur me gjigantin italian Milan, ka folur në një konferencë për shtyp ku është ndalur edhe te figura e Granit Xhakës një tjetër emër i njohur me rrënjë shqiptare, që ka ndikuar dukshëm në rrugëtimin e tij si futbollist. përcjell albinfo.ch.
I pyetur nga gazetarët për ndikimin e Xhakës në formimin e tij si lojtar dhe si njeri, 23-vjeçari nuk nguroi të fliste me admirim dhe respekt.
“Granit Xhaka ka një karakter të fortë dhe është një futbollist i madh. Kam mësuar shumë nga ai. Ne jemi rritur në një mënyrë të ngjashme me një mentalitet fitues dhe një zjarr të brendshëm që nuk shuhet kurrë. E kemi atë vendosmëri, atë ‘grintë’ që na shtyn të japim gjithmonë maksimumin. Kur jemi në fushë, ne nuk njohim asgjë tjetër përveç fitores”, tha Jashari.
Ai shtoi se dëshiron ta transmetojë këtë energji pozitive dhe pasion edhe te skuadra e re, duke theksuar se ky “zjarr i brendshëm” shpesh bën diferencën në ndeshjet vendimtare.
Deklarata e Jasharit vë në pah jo vetëm lidhjen shpirtërore mes dy lojtarëve, por edhe një vlerë të përbashkët që buron nga origjina e tyre shqiptare, një trashëgimi që mishëron luftën, krenarinë dhe vendosmërinë për të arritur gjithmonë më të mirën.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










