Botërori 2026
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen
Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës së Botës
Zvicra do të përballet sonte me Kolumbinë në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës, në një ndeshje që zhvillohet nga ora 22:00. Para këtij takimi vendimtar, futbollistët Ardon Jashari dhe Ruben Vargas kanë shprehur besimin se skuadra helvetike është e gatshme të bëjë një tjetër hap drejt historisë, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar Ardon Jashari e cilësoi si një privilegj mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën në një ndeshje të tillë, duke theksuar se ekipi ka cilësinë dhe karakterin për të siguruar kualifikimin.
“Është një privilegj i madh për ne që të kemi mundësinë ta bëjmë Zvicrën krenare. Shpresoj që ta vazhdojmë këtë rrugëtim. Kemi gjithçka që na duhet për të shkruar histori dhe për t’u kualifikuar në raundin tjetër”, deklaroi Jashari.
Edhe Ruben Vargas pret një përballje të fortë ndaj Kolumbisë, duke thënë se skuadra është përgatitur për atmosferën e zjarrtë që pritet në stadium dhe për lojën fizike të kundërshtarit.
“E dimë se do të ketë shumë tifozë kolumbianë në stadium. Ata do të përpiqen të na sfidojnë në duele dhe me provokime. Ne duhet t’ua kthejmë me të njëjtën energji. Me siguri do të ketë edhe ‘trash talk’, ndaj duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Nuk duam surpriza. Jemi gati të luftojmë dhe të shkruajmë histori duke u kualifikuar në çerekfinale”, u shpreh Vargas.
Ardon Jashari deri më tani ka regjistruar një paraqitje në këtë Botëror, duke u inkuadruar në minutën e 71-të në ndeshjen ndaj Australisë.
Zvicra synon të vazhdojë ecurinë pozitive në turne, ndërsa Jashari dhe Vargas shpresojnë të japin kontributin e tyre për ta udhëhequr skuadrën drejt një vendi në çerekfinale./Albinfo.ch

Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











