Lajme
Ardhja e mërgimtarëve, një burim i rëndësishëm i financimit për Kosovën
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për vendin, është shprehur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai ka shtuar se në krahasim më vitin 2019, shpenzimet nga diaspora janë ulur për 60%, por janë rritur remitencat nga ta, duke sjellë në vend 830 milionë euro deri në tetor të 2020-ës.
“Mosardhja e diasporës i ka ulur të hyrat jorezidente për 60% në krahasim me vitin e kaluar që kanë qenë 1.1 miliard, të cilat realizohen nga diaspora. Ndërsa deri në tetor të 2020, kemi regjistruar 470 milionë euro të hyra jorezidente. Remitencat kanë ndikuar në zbutjen e krizës që ka shkaktuar pandemia, të cilat kanë shënuar në të dhënat e nëntorit, 830 milionë euro janë të hyrat prej remitencave. Kemi një rritje të remitencave prej 14% krahasuar me një vit më herët. Një buxhet komplet i Kosovës na vie nga diaspora gjatë një viti”, tha ai për RTV-Dukagjinin.
Gjithashtu, guvernatori i Bankës Qendrore tutje ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova ka pësuar ulje të ekonomisë prej 7.2%.
“Ka qenë një vit shumë i rëndë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë botën, duke e marrë parasysh situatën që e ka shkaktuar pandemia në nivel global. Masat që janë marrë nga qeveria janë të ngjashme në tërë botën dhe kanë ndikuar direkt në situatën ekonomike, duke bërë rënie prej 7.2%”, tha Mehmeti.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












