Kuriozitete
Apple nuk do ta prodhojë më këtë seri
Kompania Apple rifreskon iPhonein SE, që është më i përballueshëm çdo dy vjet, dhe meqenëse u prezantua një e tillë vitin e kaluar, tjetri pritej në vitin 2024. Megjithatë, nuk do të ketë më, shkruan Bloomberg, përcjell albinfo.ch.
Analisti Ming-Chi Kuo pohon se Apple ka përfunduar me “eksperimentin iPhone SE” dhe se planet për prodhimin dhe shitjen e modelit të ri në vitin 2024 janë anuluar.
Ky vendim lidhet edhe me procesorin 5G të Appleit, për të cilin është spekuluar prej kohësh dhe prej vitesh. Ky procesor supozohej të përdorej nga iPhone SE. Nëse gjërat do të shkonin keq, dëmi do të ishte i kufizuar, sepse është modeli më i lirë, jo më i shtrenjtë. Nga ana tjetër, nëse plani do të ishte i suksesshëm, procesori kishte potencialin të ishte në serinë iPhone 16 më 2024.
Megjithatë, anulimi i iPhone SE 4 ngre pyetjen nëse performanca e procesorit të Appleit do të përputhet me atë të Qualcomm. Prandaj, shanset që një procesor Qualcomm të fuqizojë iPhone 16 janë rritur më shumë, gjë që është në kundërshtim me parashikimet se Qualcomm do të fillojë të humbasë porositë e lidhura me iPhone më 2024.
Me këtë zhvillim, Qualcomm do të vazhdojë të furnizojë Applein me procesorë të paktën deri në vitin 2025, që do të thotë vazhdim i dominimit të tij në tregun global për procesorë të destinuar për pajisjet mobile.
Arsyeja e anulimit të iPhone SE 4 thuhet se janë shitjet e dobëta të modeleve të mëparshme.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












