Kosova
Apostolova: Deklarata e Hoxhajt për dokumentin është e pabazuar
Për deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, për dokumentin e Bashkimit Evropian që do të prezantohet së shpejti për Kosovën e që nuk ka as datë e as plan konkret për anëtarësim as në vitin 2025, ka reaguar shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, duke e quajtur atë të pabazuar.
Apostolova theksoi se dokumenti për të cilin ka folur Hoxhaj, nuk është përfunduar së hartuari ende dhe se ai po flet bazuar në një dokument të vjetër, përcjell albinfo.ch. Madje, ajo u shpreh e çuditur se si dokumenti i brendshëm i BE-së ka mbërritur në duar të personave jashtë tij.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, po ashtu ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejt të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza.
Ajo ka ritheksuar se shfuqizimi i Speciales ka ndikim në rrugën evropian të Kosovës.
“Shfuqizimi i ligjit shkakton moskredebilitet dhe prek shumë sundimin e ligjit. Kjo është çështja kryesore ku do të donim të shihnim rezultatet. Është momenti që Kosova të dëshmojë që është partner”, ka thënë Apostolova. Ndërsa, ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, i cili prezantoi prioritetet e presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian tha se ndër to janë solidariteti, siguria dhe stabiliteti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










