Kuriozitete
Aplikacionet me fitime rekord gjatë pandemisë
Trendi është konfirmuar nga një raport i fundit i bërë nga kompania e analizave “Sensor Tower”.
COVID-19 ka rritur përdorimin e telefonave inteligjentë dhe mjeteve të tjera dixhitale, si për punë, ashtu edhe për qëllime arsimore dhe argëtuese.
Trendi është konfirmuar nga një raport i fundit i bërë nga kompania e analizave “Sensor Tower”.
Në studimin e “Store Intelligence” lexohet se, në gjysmën e parë të vitit 2020, shpenzimet e konsumatorëve për aplikacionet celulare u rritën me 28,4%, e krahasuar me të njëjtin studim në 2019, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Një rritje që nuk ndalet: në gjashtë muajt e parë të 2021, pati një rritje të mëtejshme prej 24,8%, e krahasuar me vitin e kaluar, ose ndryshe 64,9 miliardë dollarë të shpenzuar nga përdoruesit, në përgjithësi, në App Store dhe Google Play.
Sipas “Sensor Tower”, fitimet anohen nga Apple, me 41,5 miliardë dollarë, ndërsa Android ka sjellë 23,4 miliardët e mbetura në arkat e Google.
Në gjysmën e parë të vitit 2021, App Store u rrit me 22,1%, Google Play me 30%.
Në lidhje me aplikacionet individuale, TikTok tejkaloi të ardhurat në vitin 2020, duke mbetur aplikacioni jo-për-lojëra me fitim më të lartë në të gjithë botën në App Store dhe Google Play, përfshirë gjithashtu variantin kinez për iOS, Douyin.
YouTube mban vendin e dytë, me 564,7 milionë dollarë; në vendin e tretë, Tinder, i ndjekur nga lexuesi japonez i librave Piccoma dhe ai i platformës Disney +.
Sukses i madh edhe për videolojërat: shpenzimet globale arritën 44,7 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2021, me 17,9% rritje nga viti në vit, një rritje që pason atë të përjetuar një vit më parë, kur sektori i videolojërave në celular u rrit me 25,5%.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











