Lajme
Apeli i ekspertëve për vaksina: “Mos zgjidhni, merrni cilëndo, të gjitha janë të mira”
Tri vaksina që po përdoren aktualisht me numrin më të madh janë Pfizer / BioNtech, Moderna dhe Johnson & Johnson. Këto vaksina morën dritën jeshile të rregullatorëve vendas. Të gjitha, sipas ekspertëve, janë të certifikuara me shumë rreptësi.
Por, ndërkohë, ashtu si dhe në pjesë të tjera të botes, një debat i gjerë mbi efikasitetin dhe cilësinë e vaksinave të ndryshme ka nisur dhe në SHBA. Mjekët thonë se njerëzit nuk duhet të zgjedhin, por të bëjnë çdo vaksinë që të munden.
“Është pak e ngatërruar sepse vaksina J&J është 66 për qind efikase dhe njerëzit thonë: përse të mos marr Pfizer-in dhe Moderna-n që janë 95 për qind? ‘Përgjigjja është: Dakord, por provat me J&J janë bërë në një kohë më të vonë, kur dolën variante të tjera të virusit. Pra, meqenëse qëllimi është parandalimi i sëmundjes së rëndë apo vdekjes, të treja vaksinat janë jashtëzakonisht të mira, prandaj mos hezito të zgjedhësh cilëndo prej tyre”, thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Vaksinat janë disa llojesh. Disa janë krijuar me teknologji të vjetra, si ato me lëndë virale joaktive ose të dobësuar. Të tjera, si Moderna dhe Pfizer, mbështeten në metoda më të reja, siç është ARN-ja që u dërgon mesazhe qelizave. Ekspertët thonë se në garën globale kundër varianteve të reja të koronavirusit, është e domosdoshme të arrihet me shpejtësi imuniteti i tufës, duke vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?