albinfo.ch
Zhvillim
Pajtimi nëpërmjet zgjidhjes së kontesteve pronësore
Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës (UPSH) shënoi të premten e kaluar shtatëvjetorin e shtetit të pavarur të Kosovës me prezantimin e ekspozitës së Drejtorisë për Zvillimin dhe Bashkëpunimin (DDC/DEZA), të titulluar "Fatet prapa shifrave".
Shifrat
Kjo ekspozitë, e përgatitur nga DDC/DEZA, ka të bëjë me programin e mbështetur prej saj, duke vënë në pah mosmarrëveshjet rreth çështjes së pronave të tokës në Kosovë, me qëllim që të promovohet pajtimi në këtë fushë. Ekspozita trajton një çështje serioze dhe të rëndë, që ka të bëjë me 43.000 raste pronash mes viteve 2006 – 2014 nga Agjencia Kosovare e Pronës. Kemi, pra, të bëjmë me një numër të madh të situatave dhe një sasi të madhe të punës, por nuk përjashtohet fakti që çdo rast është i veçantë.
Ky është një projekt i pazakontë për Richard Kohli, bashkëkryetar i divizionit të DDC/DEZA-së në Ballkanin Perëndimor. Sot të gjitha rastet janë trajtuar dhe një vendim është dhënë për secilin prej tyre. Për fat të keq, disa nga këto vendime ende nuk janë zbatuar. Zvicra ka investuar 9 milionë franga për të mbështetur këtë program, i cili është një sukses për kreun e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Fatet
Prapa këtyre shifrave dhe viteve janë fatet e njerëzve, sikur Reshat Murati nga Mitrovica, apo Sllobodan Ristiqi, mësues serb, të cilët pësuan shpronësimin. Duket, sipas përshkrimeve të paraqitura në këtë ekspozitë, kthimi i pronave ka filluar me një riparim të lëndimit moral dhe njëkohësisht me pranimin e të kaluarës së tyre. Dëshmitë e njerëzve që kanë përfituar nga ky program janë përmbledhur në librin “Fatet prapa numrave” nga Agatha C. Mora.
Bashkëpunimi zviceran në Kosovë
Në pjesën e dytë z. Kohli ka përshkruar punën e bashkëpunimit zviceran në Kosovë, e cila është e ndarë në katër fusha në Planin Strategjik 2013-2016: qeverisja, promovimi ekonomik, zhvillimi i sektorit të ujit dhe shëndeti.
Në aspektin e qeverisjes ekipi i zotit Kohli është gjithmonë në kërkim të një programi për të mbështetur shoqërinë civile në një kontekst të bashkëpunimit me diasporën. Projektet e propozuara aktualisht nga diaspora janë tepër specifike dhe unike për të arritur të mobilizojmë burimet dhe bashkëpunimet zvicerane.
Megjithatë, bashkëpunimi me diasporën do të jetë një hap i rëndësishëm për ndihmën për zhvillim në të ardhmen.
Siç u tha nga ana e koordinatores së UPSH-së, Albana Krasniqi-Malaj, Kosova ka arritur të mbijetojë falë transferimit të parave gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Tani duhet të kalojmë te një transferim të njohurive.
Krahas një publiku të interesuar për këtë temë, në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe ambasadorja e Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë (OKB), Filloreta Kodra.
Ekspozita mund të vizitohet në ambientet e UPSH-së (Chemin Suriname 7, 1211 Gjenevë) edhe 2 javë.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve














