Lajme
APA: Kryeministrja serbe akuzon politikanët austriakë se gënjyen dhe destabilizuan Serbinë
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka akuzuar sot politikanët austriakë Andreas Schieder dhe Stefan Schennach se, sipas saj, gënjyen dhe destabilizuan Serbinë me deklaratat e tyre.
Ky deklarim i saj vjen pasi janë zgjedhjet e fundit parlamentare dhe komunale në Serbi, në të cilat me gjasë ka pasur manipulime masive në favor të Partisë Progresive Serbe në pushtet SNS, sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, përcjell albinfo.at.
Schieder ishte në terren për Parlamentin e Bashkimit Evropian si vëzhgues kryesor i huaj i zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ndërsa Schennach drejtoi vëzhgimin e zgjedhjeve në emër të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Për mediat serbe, Bërnabiq ka deklaruar se të dy ishin sjellë në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve përmes paraqitjeve të tyre në media pas zgjedhjeve, ndërsa sipas saj, dy austriakët kishin vëzhguar rrjedhën e zgjedhjeve në qendrat e votimit që kishin zgjedhur dhe fillimisht nuk kishin raportuar ndonjë kundërshtim.
“Pas kësaj, ata gënjyen për ditë të tëra në paraqitjet e tyre në media dhe destabilizuan drejtpërdrejt Serbinë, duke treguar se si kishin parë ‘votues fantazmë’ dhe se si kishin dëgjuar se 50,000 njerëz ishin sjellë në Beograd për të votuar”, tha Bërnabiq, duke iu referuar deklaratave të bëra nga televizioni anti-qeveritar serb, N1.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












