Futboll
Andi Zeqiri mund të kthehet në Bundesligë
Andi Zeqiri mund të kthehet në Bundesligën gjermane—por tani te Borussia Mönchengladbach—kanë raportuar të premten mediumet belge, përcjell albinfo.ch.
Zeqiri në gusht të vitit 2021 i ishte bashkuar Augsburg-ut të Bundesligës në huazim, ndërsa kishte qëndruar për një edicion. Ishte huazuar nga Brighton-i i Premier Leagues.
Në Bundesligë, sulmuesi 25-vjeçar kishte realizuar dy gola e dhënë dy asistime për Augsburg-un në 22 paraqitje.
Aktualisht bën karrierë te Standard Liège si i huazuar nga Genk-u. Ai me Genk-un ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa deri në fund të edicionit do të jetë te Standard-i.
Por në afatin kalimtar të verës, Zeqiri mund të kthehet në elitën gjermane, pas interesimit të Borussia Mönchengladbach-ut.
Mediumi “SFM Football” në Belgjikë ka shkruar se për Zeqirin—që ka 16 paraqitje e një gol të shënuar për Zvicrën—janë interesuar edhe dy klube të elitës së futbollit në Arabinë Saudite.
Zeqiri në Belgjikë këtë edicion ka 28 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuar me dhjetë gola e katër asistime.
Aktualisht është i lënduar në nyjën e këmbës dhe nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit. Paraqitjen e fundit e pati ndaj Charleroi-t më 6 prill.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











