Bota
Amerika tërheq trupat nga Siria
Në këtë vend forcat amerikane kanë mbështetur sirianët arabë dhe ata kurdë në luftën kundër IS-it nga viti 2015
Pentagoni ka thënë të jetë nënshkruar urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump më 19 dhjetor për tërheqje të plotë, kanë raportuar mediat amerikane.
“Urdhri ekzekutiv për Sirinë është nënshkruar”, është cituar të ketë thënë një zëdhënës i ushtrisë amerikane më 23 dhjetor, ka raportuar agjencia e lajmeve, AP.
CNN ndërkohë ka thënë se një zyrtar i Mbrojtjes ka konfirmuar se urdhri është nënshkruar dhe është cituar të ketë thënë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, në shkuarje tashmë, James Mattis ka vënë nënshkrimin në këtë urdhër, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.
Presidenti Trump ka deklaruar më 19 dhjetor fitore kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Siri dhe ka bërë njoftimin e papritur për tërheqje të plotë të trupave prej vendit të shkatërruar nga lufta, përcjell albinfo.ch.
Trump ka pranuar kritika nga ligjvënësit demokratë si dhe ata republikanë, duke përfshirë edhe ish-liderë qeveritarë dhe aleatë ndërkombëtarë, për atë që është cilësuar si tërheqje e parakohshme e forcave amerikane nga Siria.
Në këtë vend forcat amerikane kanë mbështetur sirianët arabë dhe ata kurdë në luftën kundër IS-it nga viti 2015.
Shumë kundërshtarë kanë thënë se tërheqja e shpejtë e trupave të SHBA-së, do të përbënte tradhti për aleatët kurdë, të cilët mund të rrezikohen nga forcat turke.
Kjo pasi Ankaraja akuzon kurdët në Siri se kanë lidhje me Lëvizjen kurde që realizon kryengritje në Turqi.
Madje për disa kritikë, tërheqja amerikane mund të konsiderohet edhe fitore për Iranin dhe Rusinë që janë aktive në këtë shtet.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë më 23 dhjetor se ai ndjen “keqardhje të thellë” për vendimin e Trumpit, duke shtuar se “aleatët duhet të jenë të besueshëm”.
Ndërkohë disa nga aleatët më të ngushtë të Trumpit kanë tentuar edhe publikisht ta bindin presidentin amerikan për të tërhequr vendimin e tij për Sirinë.
Pasi Trump ka njoftuar për planet e tij, Jim Mattis ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga pozita e Sekretarit amerikan të Shtetit, duke protestuar politikën e Jashtme të presidentit.
Pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqje edhe i dërguari amerikan në koalicionin global për luftimin e IS-it, Brett McGurk.
Siria është përballur me luftë shtatëvjeçare. Rusia dhe Irani kanë përkrahur presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur palë të ndryshme kundërqeveritare.
Kësaj lufte i janë bashkuar edhe ekstremistët e grupit, Shteti Islamik.
Megjithatë edhe pas zotërimit të një pjese të madhe të territorit në Siri dhe Irak, dhe shpalljes së “kalifatit” militantët e IS-it kanë humbur pas pak kohësh të gjitha bastionet dhe janë dëbuar nga shumica e zonave të dyja shtetet.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?