Koronavirusi: çast pas çasti
Amerika blen gjithë furnizimin botëror të ilaçit kundër koronavirusit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë pothuajse gjithë furnizimin global të një prej dy ilaçeve të përdorura për trajtimin e koronavirusit.
Remdesivir, i cili u krijua për të trajtuar Ebolën, prodhohet pothuajse ekskluzivisht nga gjigandi farmaceutik i SHBA-së, Gilead Sciences – dhe ai ka qenë me çmim 2,340 dollarë (për pacient, në vendet më të pasura).
Kompania ka rënë dakord të dërgojë gati të gjithë furnizimin e saj të ilaçit në SHBA gjatë tre muajve të ardhshëm.
Kjo do të thotë që Remdesivir nuk do të jetë në dispozicion për përdorim te pacientët në Britani të Madhe dhe Evropë deri në tetor, tha për Sky News mjeku Andrew Hill, një studiues në Universitetin Liverpool.
“Deri më tani, ne e dimë se për tre muajt e ardhshëm nuk do të ketë furnizime me Remdesivir – Amerika do të marrë ilaçet dhe ne nuk do të kemi qasje në to. Ky është rasti në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë”.
“Vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme mund të prodhojnë versione gjenerike të ilaçit, por nuk janë në gjendje t’i shesin ato në Evropë, sepse Gilead ka një patentë për të”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Kjo vjen pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan numrin e rasteve të reja në SHBA të raportuara në ditë që mund të arrijë në 100,000.
Testet e ilaçit antiviral te pacientët me koronavirus kanë treguar se zvogëlon kohëzgjatjen e shfaqjes së simptomave nga 15 në 11 ditë, duke ndaluar riprodhimin e virusit.
Një ilaç tjetër që duket se zvogëlon simptomat në pacientët me koronavirus është një steroid i zakonshëm i quajtur Dexamethasone.
Por, ndryshe nga Remdesivir, është i lirë të prodhohet dhe mund të jetë i disponueshëm në gjithë globin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















