Lajme
Gjermani: Ambasadori i Kosovës takon personalitete të biznesit
Është bërë e ditur se ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin priti në një takim pune Kryetarin e Shoqatës Ekonomike gjermano-kosovare, Gjeneralin Erhard Bühler, si dhe Kryetarin dhe nënkryetarin e Rrjetit Shqiptar të Bizneseve në Gjermani, Mustafë Abazi dhe Fatos Xhafolli, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim u bisedua për situatën e rënduar në fushën e gastronomisë të bizneseve shqiptaro- gjermane në kohën e pandemisë në këtë shtet.
Temë e takimit ishte edhe mundësia për ndihmat për ekonominë e Kosovës dhe sidomos shtrirjen dhe koordinimin e organizatave shqiptaro-gjermane të Kosovës në Gjermani në vitin që vjen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












