Kosova
Ambasadori gjerman: Vonesat me vizat e punës, për shkak të fluksit të madh
“Ne vetëm në vitin e kaluar kemi pasur një rritje të shqyrtimit të kërkesave prej rreth 20 për qind"
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, në një intervistë për Deutsche Welle ka treguar përse po ndodhin vonesa me vizat e punës në Gjermani. “Ne vetëm në vitin e kaluar kemi pasur një rritje të shqyrtimit të kërkesave prej rreth 20 për qind.
Duhet të merret parasysh që liberalizimi i vizave, i cili nuk ka ngjarë ende, edhe neve po na shkakton probleme të mëdha të kapaciteteve. Kjo për faktin se ne, krahas vizave afatgjate, lëshojmë edhe viza turistike”, ka shpejguar Heldt.
Ambasadori ka treguar se deri sa të bëhet liberalizimi i vizave, do të mbeten të varur nga kapacitetet e kufizuara.
“Përpunimi i vizave afatgjata kërkon më shumë kohë, se sa i kërkesave për vizë turistike. Për fat të keq, kemi konstatuar që po keqpërdoren edhe kontratat e punës, do të thotë, ka gjithnjë e më shumë kontrata pune, të cilat nuk përputhen me faktet dhe pjesërisht janë të falsifikuara”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











