Kosova
Ambasadori amerikan: Formojeni qeverinë sa më shpejt
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se në zgjedhjet e tetorit, kosovarët kanë votuar për ndryshim. Sipas Konsett, kjo është bërë duke i votuar partitë që kanë kërkuar zvogëlim të korrupsionit dhe zhvillim ekonomik. Ai thekson se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejtë.
Kosnett ka deklaruar se pret certifikimin e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re, sa më shpejt që është e mundshme.
“Sikurse të gjithë në Kosovë, ne presim certifikimin e rezultateve në ditët e ardhshme, dhe presim që qeveria e re të formohet sa më shpejtë që është e mundshme. Ambasada inkurajon diskutime të vazhdueshme lidhur me formimin e qeverisë para se të certifikohen rezultatet. Ne presim, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta, që qeveria e Kosovës të shërbeje për të mirën publike për të gjithë qytetarët e saj të të gjitha komuniteteve. Presim nga të gjitha partitë, qoftë ato në qeveri apo në opozitë, që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive” ka thënë Kosnett.
Ai ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, duke thënë se SHBA’ja do të qëndrojnë prapa sovrsnitetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Kosnett ka shtuar se marrëdhëniet më të mira me Serbinë nuk do të zhvendosin vëmendjen nga përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për kosovarët.
Kosnett ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke shtuar se pauza në dialog nuk i ka ndihmuar
“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të” ka thënë Kosnett, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












