Lajme
Ambasada e Kosovës në Zvicër, me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët
"Të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugës tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës ose Konsullata", thuhet ndër të tjera në njoftim
Ambasada e Kosovës në Bernë ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimi, edhe ata që duan të udhëtojnë nga rrugët tokësore, duhet të paraqiten në Ambasadën e Kosovës dhe Konsullatat në Zvicër.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të masave që lidhen me situatën e pandemisë, në shumë shtete, ende nuk lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Kohët e fundit, ka pasur raste kur shtetasit tanë janë nisur për në Kosovë me veturë dhe janë ndaluar në vende të si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, sepse nuk kanë marrë pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.
Për këtë arsye, ne dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rruges tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës ose Konsullatat tona në Zvicër.
Duke marrë parasysh faktin se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, të cilat në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lire të personit të caktuar.
Për cdo rast, Ju mund të drejtoheni në këtë numer telefoni: 031 310 06 90 ose në këtë email adresen:
[email protected]
https://www.facebook.com/ambasadakosovesneberne/posts/1418602421655790
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









