Gjuha
Alfabeti Shqip për fëmijët e diasporës, në iPad dhe iPhone
Kompania Trigonom sjell për fëmijët shqiptarë alfabetin e ilustruar të gjuhës shqipe. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në AppStore
Mësimi i alfabetit të gjuhës shqipe nuk duhet të jetë i vështirë dhe monoton për fëmijët shqiptarë, respektivisht për ata që jetojnë në diasporë. Kjo për faktin, se nga kjo javë, është lëshuar në funksion alfabeti i ilustruar i shqipes në teknologjinë e Apple (Mollës).
Nëse familjarët kanë iPad apo iPhone, atëherë fëmijët do të kenë rastin të mësojnë alfabetin në një mënyrë të re dhe interaktive me ndihmën e ilustrimeve dhe narracionit atraktiv, falë aplikacionit më të ri nga Trigonom.
“36 shkronjat e Gjuhës Shqipe vijnë në jetë në këtë aplikacion në katër forma të ndryshme të lojërave, ku e para fillon me hapat gradual të mësimit të alfabetit duke dëgjuar zërin, ilustrimin dhe shkronjën përkatëse, kurse çdo gjë paralelisht përcillet me muzikë dhe efekte argëtuese”, thuhet në njoftim.
Derisa avancon fëmija, ai fiton yje duke marrë në këtë formë edhe një lloj vlerësimi dhe duke i hapur rrugën vetës drejt shkronjave të reja dhe sfidave të reja, prej nivelit në nivel.
“Kemi punuar për muaj të tërë për të sjell një produkt kualitativ në tregun e aplikacioneve të edukimit, duke theksuar më shumë faktin se mund të ketë kualitet edhe nga shqiptarët, dhe duke pasur parasysh edhe rëndësinë e alfabetit në gjuhën shqipe për fëmijët që jetojnë në diasporë por edhe për fëmijët që marrin hapat e parë drejtë shkollës” u shpreh Mentor Paçarada, themelues i Trigonom.
Në pjesët tjera të aplikacionit, sipas tij, janë edhe mundësitë shtesë për argëtim si shkrimi i shkronjave në dërrasën e zezë me ngjyra të ndryshme, vendosja e shkronjës së madhe tek shkronja e vogël, mbajtja në mend e shkronjës që shihet dhe zbulimi i ilustrimit përkatës, si dhe treni me shkronja.
“Aplikacioni mund të shkarkohet falas në AppStore ndërsa veçohet me funksionalitetet të blerjes në të”, deklaroi Paçarada.
Sipas tij, ky është një prej produkteve të radhës të kompanisë Trigonom në industrinë e edukimit, ku rëndësi të madhe kanë edhe konsumatorët në diasporë të cilët shpeshherë nuk mund t’iu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe për shkak të mungesës së institucioneve për mësimdhënie në shqip apo edhe për shkak se nuk kanë kohë të punojnë shumë me ta në këtë drejtim
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













