Uncategorized
Aleanca Franceze me aktivitete për promovimin e gjuhës frënge
Aleanca Franceze në Prishtinë ka organizuar ditën e dyerve të hapura.
Drejtoresha e Aleancës Franceze, Anne Sophie Veyrier, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i gjuhës frënge dhe përmes këtij aktiviteti të njoftohen të gjithë ata që dëshirojmë ta njohin gjuhën frënge.
“Ne do të kemi rastin t’i prezantojmë aktivitetet tona njerëzve në Prishtinë dhe sot gjatë ditës 3 herë do të kemi kurse gratis të cilët do t’i ofrojmë për të gjithë ata që janë të interesuar dhe gjatë ditës do t’i informojmë njerëzit për aktivitet tona kulturore dhe kurset që i ofrojmë dhe do të ketë zbritje për kurset.
Ajo tha grupmoshat që mund të marrin pjesë në këto aktivitete janë duke filluar prej 6-10 vjeç, adoleshentët dhe të rriturit.
“Kemi mosha të ndryshme kemi fëmijët prej 6-10 adoleshentë dhe të rriturit. Ne organizojmë gjithmonë një aktivitet të tillë para se të fillojmë me sesione të kurseve”.
Kurse falas do të ofrohen vetëm gjatë ditës së sotme.
“Vetëm sot deri në ora 8 të mbrëmjes. Qëllimi është promovimi i gjuhës frënge dhe në këtë rast dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë ata që ta njohin gjuhën frënge dhe sot do të ofrojmë kurse gratis për të parë sa i pëlqen gjuha frënge dhe në qoftë se nuk e dinë ta mësojnë”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.
Aktiviteti i Aleancës do të zgjasë sot deri në orën 20:00.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?