Kosova
Albulena Haxhiu dekoron senatoren amerikane Joni Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës diskutoi me senatoren amerikane zhvillimet politike dhe çështjet e sigurisë, duke theksuar rëndësinë strategjike të partneritetit Kosovë-SHBA.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe çështjet e sigurisë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit është theksuar rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe forcimit të partneritetit strategjik.
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e saj ndër vite, Haxhiu e ka dekoruar senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Sipas Haxhiut, kjo dekoratë i është ndarë senatores amerikane për kontributin e saj në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Sot prita në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë partneritet si të rëndësishëm për vendin.
“Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, ka deklaruar Haxhiu.
Takimi dhe dekorimi i senatores Ernst vijnë në kuadër të marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg 31-vjeçari nga Kosova kishte dy urdhër-arreste për gjoba të papaguara. Ai pagoi 1.800 euro në vend... -
Rame Lahaj drejt koncertit në Cyrih, shiten 80 për qind e biletave -
Dea Fetiu diplomohet me Distinction në Universitetin e Cambridge -
Zvicër
Lucernë: Tre shqiptarë dënohen për trafik droge dhe pastrim të mbi 300 mijë frangave -
Elbenita Kajtazi: Nga auditorët e Universitetit të Prishtinës në skenat e mëdha të operës botërore
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”














