Lajme
Winterthur: Denoncohet një grafit si “provokim i qartë racist”
19-vjeçari Albrim Raduni ka zbuluar një grafit me mbishkrimin "Kosova = Serbi" në Winterthur. Sipas tij, bëhet fjalë për një provokim racist dhe si i tillë duhet të fshihet menjëherë
Njerëz të panjohur kanë shkruar me spray, me shkronja të mëdha grafitin “Kosovo = Serbien” (“Kosova = Serbi”), shkruan 20minuten.ch. Bëhet fjalë për mbishkrimin që është parë në një mur ngjitur me një parking në Zürcherstrasse në Winterthurit. “Është provokim i pastër”, thotë 19-vjeçari, transmeton albinfo.ch. Ai ashku sikurse i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër, ndihet i zemëruar në lidhje me këtë. “Është një fyerje që ne nuk e tolerojmë. Prandaj kjo duhet të hiqet”.
Sipas tij, grafiti në fjalë duhet hequr po ashtu për faktin se është racist: “Mbishkrimi është kundër një kombi të tërë, i cili me këtë rast mohohet”. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, është mjaft i madh, sepse nuk duhet derdhur naftë shtesë në zjarr me provokime të tilla, thotë Raduni.
Pak më larg, gjithashtu me spray, është shkruar në shkrimin cirilik grafiti me tekstin “E dua Partizanin” dhe “Varrtarët e rinj”. Ky emërtimi i fundit u referohet tifozëve të klubit serb të futbollit “Partizan”, shkruan albinfo.ch. Nuk është plotësisht e qartë nëse ekziston një lidhje e këtij grafiti me mbishkrimin “Kosova = Serbi”. Po ashtu mbetet mister se kush qëndron prapa gjithë kësaj.
Raduni, i cili e kishte zbuluar rastësisht të mërkurën, ndërsa ishte duke kaluar në atë zonë, ku shumë afër gjendet Qendra (shkolla) për Arsimim në Shëndetësi (ZAG), transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai e ka raportuar atë menjëherë në shkollën në fjalë, thotë ai.
Në ZAG thonë se ata kanë marrë me qira disa dhoma shkollore në këtë lokacion, por nuk janë qiramarrësit e vetëm. “Unë e kam njoftuar administratën përgjegjëse, përcjell albinfo.ch. Sipas administratës, grafitet me spray do të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Rektorja Hanna Wipf.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













