Sport
Albian Ajeti “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Çështja se për cilën kombëtare do të zgjedhë të luaj 18 vjeçari Ajeti, është bërë temë debati edhe në mediet zvicerane
Futbollisti shqiptar ë jeton në Zvicër Albian Ajeti është bërë “mollë sherri” mes kombëtares së Zvicrës dhe të Shqipërisë. Sulmuesi i Bazelit sot (e hënë) do të luajë për kombëtaren Zvicerane U-21 në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Evropës kundër Anglisë.
Por në anën tjetër kombëtarja shqiptare dhe trajneri i saj, Giani De Biasi, janë duke u munduar me çdo kusht që ta përvetësojnë talentin e ri shqiptar. Çështja se për cilën kombëtare do të zgjedhë të luaj 18 vjeçari Ajeti, është bërë temë debati edhe në mediet zvicerane.
“Giani De Biazi nuk lë gurë pa lëvizur për ta përvetësuar në kombëtaren e tij, Albian Ajetin”, shkruan, “blick.ch”. Pak kohë më parë, Albiani është kontaktuar direkt nga vet trajneri, gjë të cilën e pranon edhe talenti shqiptar në një bisedë për gazetën zvicerane.
“Kam marrë një mesazh telefonik nga ai”, tregon Ajeti. “Ai më ka pyetur se si po ecin punët me lojë dhe a kam dëshirë për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë”, transmeton “albinfo.ch”.
Por një përgjigje pozitive De Biasi ende po e pret. “Gjithçka është e hapur”, thotë Ajeti. Edhe pse vëllai i tij, Arlindi luan për Shqipërinë, kjo nuk do të thotë se një gjë të tillë e ka pranuar edhe vet Albiani. Megjithatë, ai është i vetishëm se jo çdo ditë të jepet mundësia të jesh pjesë e kampionatit Evropian dhe nuk dëshiron ta humbas këtë shanse.
Albian Ajeti për shtatë ndeshjet e fundit që ka zhvilluar më grup moshat deri në 21 vjet, ka shënuar katër gola dhe tre asista duke u konsideruar si njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin zviceran.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













