Lajme
Në spitalet e Schaffhausenit nuk ka mbetur i lirë asnjë aparat ventilimi
Aktualisht janë dhjetë pacientë me koronavirus në repartin e izolimit, njoftohet nga spitalet e Schaffhausenit
Spitalet e Kantonit të Schaffhausenit kanë paralajmëruar një ngushtim drastik të kapaciteti në kujdesin e pacientëve me koronavirus, raporton srf.ch.
Disa pacientë të njësisë së kujdesit intensiv është dashur që, për ventilim, të transportoheshin jashtë kantonit gjatë fundjavës.
Aktualisht janë dhjetë pacientë me koronavirus në repartin e izolimit, njoftohet nga spitalet e Schaffhausenit, transmeton albinfo.ch.
Fjala është për gjashtë pacientë në njësinë e kujdesit intensiv, duke përfshirë tre pacientë me korona dhe tre pacientë me sëmundje të tjera.
Të gjithë këta kanë nevojë për ventilim dhe kjo do të thotë që të gjitha pozicionet e ventilimit janë tashmë të zëna.
“Situata aktuale dhe numri i rasteve të raportuara çdo ditë po shkaktojnë shqetësim në rritje në spitalet e Schaffhausenit, përcjell albinfo.chShqetësim shtesë përbën grumbullimi i rreth 1000 protestuesve kundër masave të koronës, ditë më parë, në të cilin, të gjithë pjesëmarrësit ishin pa maska.
Prandaj, spitalet e Schaffhausenit i bëjnë thirrje popullatës “që tu përmbahen masave mbrojtëse që janë në zbatim dhe të mbështesin personelin shëndetësor në përballimin e pandemisë”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













