Kosova
Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars, në Cyrih.
Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën për ndeshjet e muajit mars. Helvetikët do t’i zhvillojnë dy sfida miqësore, më 26 dhe më 29 mars, njërën në udhëtim dhe tjetrën në shtëpi.
Vlen të theksohet se sfidën e parë zviceranët do ta zhvillojnë në Wembley ku përballen me Anglinë, derisa tri ditë më vonë në Letzigrund stadium të Zurichut, presin përfaqësuesen e Kosovës.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, tanimë ka publikuar edhe listën me 25 futbollistë të ftuar për këto dy sfida.
Në listë janë edhe tre futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka si kapiten, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











