Lajme
Akullnajat në Gjermani mund të zhduken për pak vjet
Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se akullnajat po shkrihen më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare, përcjell albinfo.ch.
“Ditët e akullnajave në Bavari janë të numëruara, dhe kjo shumë më herët se sa ishte menduar”, tha Thorsten Glauber, ministri bavarez i Mjedisit, duke theksuar se për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.
Vlen të theksohet se Bavaria është pjesa e vetme e Gjermanisë ku ka akullnaja. Shkencëtarët më parë parashikuan që akullnajat do të shkriheshin nga mesi i shekullit, por shkrirja është përshpejtuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit.
Po ashtu, në Alpet bavareze, ka pesë akullnaja që ndodhen në zonat Zugspitze dhe Berchtesgaden. Ato kanë humbur dy të tretat e vëllimit të tyre dekadën e kaluar.
“Akullnajat nuk janë vetëm një monument i historisë së Tokës në formën e borës dhe akullit, ato janë në të njëjtën kohë një termometër i gjendjes së klimës sonë”, tha Glauber.
Situata nuk është dramatike vetëm në Gjermani. Një studim i botuar në revistën “Nature” javën e kaluar zbuloi se shkrirja e akullnajave e shkaktuar nga ngrohja e klimës është përshpejtuar më tej në 20 vjetët e fundit, duke shkaktuar rritjen e nivelit të detit.
Sipas një studimi, akullnajat në gjithë planetin humbën mesatarisht 267 miliardë tonë akull në vit, nga viti 2000 deri në 2019-ën, e cila është e mjaftueshme për ta mbajtur Zvicrën të zhytur gjashtë metra nën ujë çdo vit.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë Lëvizja në një vend të ri mund të jetë sfiduese, por stresi i gjetjes së kujdesit...
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl