Lifestyle
Aktori Matt Damon, në Davos të Zvicrës
Aktori i njohur hollywoodian, Matt Damon, tha të martën se shpreson që ndikimi financiar i samitit botëror ekonomik në Davos dhe fama e tij prej aktori, do të ndihmojë në furnizimin e miliona njerëzve me ujë të pijshëm, përmes fondacionit të tij bamirës që fokusohet në këtë detyrë.
Damon është pjesëmarrës i rregullt në këtë samit, prej se e ka bashkëthemeluar fondacionin “water.org”, që merret me sigurimin e kredive të vogla për njerëzit në nevojë, në mënyrë që personat e varfër kudo në botë të kenë mundësi të paguajnë për ndërtimin e pajisjeve që u mundësojnë t’iu sjellin ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, përcjell albinfo.ch
Damon, ylli i filmave si, “Bourne Identity” dhe “Good Will Hunting”, thotë se nuk e di nëse fama e tij ka ndihmuar në hapjen e dyerve deri te personat që mund të ndihmojnë në këtë kauzë, por shpreson se ka ndihmuar sadopak në këtë drejtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













