Lajme
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
Ambasadori i Kosovës në Gjermani shprehu ngushëllime për familjen Aliu, ndërsa bëri të ditur se Ambasada po ndjek nga afër rastin në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt, tr
Përmes një reagimi publik, Ajeti bëri të ditur se Ambasada e Kosovës në Gjermani është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane lidhur me këtë rast.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Ajeti.
Në aksidentin tragjik humbën jetën tre anëtarë të familjes Aliu nga Komogllava e Ferizajt, të cilët po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.
Viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç).
Sipas autoriteteve gjermane, aksidenti ndodhi pranë Nittendorfit në autostradën A3 dhe dyshohet të ketë qenë një vetaksident, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes vazhdojnë të hetohen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











