Maqedonia
Maqedoni: Prokuroria interviston dëshmitarët e aksidentit
Në Prokurorinë Publike Themelore u mbajt një koordinim mes përfaqësuesve të MPB-së, përfaqësues nga Byroja për ekspertizë ligjore, nga Fakulteti i Makinerisë dhe nga të gjitha institucionet e tjera kompetente për zbardhjen e aksidentit, nga i cili deri tani kanë humbur jetën 15 persona..
Organi ndjekës bën me dije se nga sot ka filluar intervistimi i dëshmitarëve okularë, ndërsa gjatë javës do të intervistohen udhëtarët e aksidentuar, të cilët janë stabilizuar nga lëndimet e marra. Gjatë javës do të dëgjohet edhe shoferi i autobusit të aksidentuar.
Zëdhënësja e Prokurorisë thotë se nga kompania “Durmo Turs” kanë kërkuar dokumentacion shtesë për mënyrën e organizimit të udhëtimit.
“ Do të dëgjohen të gjithë personat, edhe personat e lënduar dhe të gjithë personat që kanë qenë udhëtarë të këtij autobusi, por edhe dëshmitarët. Këtë javë do të dëgjohet edhe versioni i shoferit të autobusit si një nga personat që gjithashtu ka qenë i lënduar por edhe si pjesëmarrës në aksidentin rrugorë”- pohoi Elizabeta Nedanovska , zëdhënëse e Prokurorisë Themelore Publike, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Inspektorë të fushave të ndryshme dhe prokurorë kanë qëndruar me orë të tëra në hapësirat e Durmo Turs në Gostivar. Ndërkaq nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme se kanë bërë shkelje ligjore duke i dhënë leje pune kontrollit teknike të “Durmo Turs” në Gostivar, pasi i është dhënë ndalesë.
I dyshimtë është fakti që “Durmo Turs”,automjetet i kanë regjistruar në kontrollin e vetë teknik në Gostivar. Auto-motot Gostivar, kishin ndalesë për kontroll teknike nga ana e MPB-së, por vetëm disa ditë më pas është kryer inspektim i ri dhe vendimi për ndalesë i është hequr. Pse Ministri ka lejuar një gjë të tillë, edhe nëse me ligj është e ndaluar që në afat 30 ditor të kryet inspektim i ri”- theksoi Orce Georgievski nga VMRO-DPMNE.
Kompania e sigurimeve “Eurosig” u ka bërë thirrje gjithë familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve që të paraqiten në ekspoziturat e kompanisë së tyre për të marrë dëmshpërblimet e parapara me ligj.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar? Trenat austriakë kanë qenë tepër të mbushur me njerëz përpara sezonit të festave, madje edhe njerëzit...
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?