Shkurt.ch
Aksident i tmerrshëm në Suedi, humbin jetën gjashtë zviceranë
Adelbodeni është në shok pas aksidentit fatal me gjashtë të vdekur në Suedi. Një mik i viktimave ka rrëfyer .
Mbrëmjen e së shtunës, gjashtë zviceranë humbën jetën në një aksident me makinë në Suedinë veriore. Një tjetër person ishte lënduar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Miqtë kanë qenë duke udhëtuar me një minibus, i cili u përplas me një kamion në një vend të rrezikshëm.
Pesë nga gjashtë viktimat dhe të plagosurit janë nga fshati i Berner Oberland, Adelboden, informon më tej albinfo.ch. Komuna u ka dërguar një mesazh “ngushëllimi dhe dhembsurie të përzemërt” familjarëve të viktimave. “Për tërë fshatin, lajmi është një tronditje e madhe”, shkruan Këshilli lokal.
Viktimat, sipas mediave zvicerane, për tre javë kanë qenë për pushime në Norvegji dhe Suedi, ku i kishin vëzhguar dritat polare dhe kanë qenë në skijim. Aksidenti ndodhi gjatë kthimit të të rinjve në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Një mikeshë e pesë viktimave, për “20 Minuten” ka deklaruar: “Është jashtëzakonisht tragjike. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë fshatin”. Të rinjtë ishin miq shumë të mirë dhe kishin një banesë apo kasolle në Skandinavi. “Ata shkonin rregullisht për Vit të Ri”, thotë gruaja. Viktimat ishin mesatarisht 25-vjeçarë. “Është jashtëzakonisht tragjike që ata vdiqën kur këtu në Adelboden, në fundjavë po mbahet Kupa e Botës”, tha gruaja, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët e Kupës Botërore të Skive heshtën një minutë për viktimat. “Mendimet tona janë me familjet dhe të afërmit”, thotë ajo në një deklaratë. “I shprehim ngushëllimet tona më të thella”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











