Bota
Aksident i autobusit nga Maqedonia në Austri, nëntë të lënduar
Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga Maqedonia u plagosën rëndë, si dhe gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta
Një aksident i rëndë i trafikut ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në autostradën perëndimore pranë Melk në Niederösterreich: Të paktën nëntë persona kanë pësuar disa lëndime serioze, pasi një autobus dhe një kamion u përmbysën si pasojë e një përplasjeje.
Aksidenti është duke u hetuar, operacioni i shpëtimit është në rrjedhë e sipër, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05.30 në mes të kryqëzimit Loosdorf dhe Melk në drejtim të Salzburgut. Sipas zëdhënësit të policisë, Johann Baumschlager, një autobus dhe një transportues i drunjve janë përfshirë në aksident. Në lidhje me aksidentin, dëshmitarët raportuan se autobusi me sa duket ka pasur një defekt pasi ka qenë duke lëvizur shumë ngadalë në A1, madje edhe ishte ndalur. Papritmas transportuesi i drunjve e ka goditur atë, informon më tej Albinfo.ch.
Të dy automjetet u përmbysën dhe mbetën të qëndrojnë anësh, në anën tjetër të rrugës. Vozitësi i kamionit është ngujuar në kabinën e tij dhe është dashur të shpëtohej nga ekipi i zjarrfikësve. Ai pësoi lëndime të rënda, informon më tej Albinfo.ch.
Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga Maqedonia u plagosën rëndë, si dhe gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta. Dhjetë udhëtarët e tjerë të mbetur të përfshirë në aksident, kanë kaluar pa pasoja, sipas zëdhënëses së Kryqit të Kuq austriak.
Shtatë ambulanca dhe dy automjete emergjente të shërbimit mjekësor të Kryqit të Kuq dhe dy të tjera, si dhe një helikopter emergjence janë mobilizuar. Vozitësi i kamionit me lëndime të rënda është transportuar në spitalin e St. Pöltenit, një tjetër viktimë u transportua në spitalin universitar. Më shumë të lënduar u pranuan në klinikën shtetërore Melk.
Autostrada është dashur të mbyllet në zonën e aksidentit për kohëzgjatjen e operacioneve të shpëtimit dhe pastrimit, ndërsa bllokimi pritet të zgjasë për disa orë, siç u tha nga ÖAMTC, transmeton Albinfo.ch.
Gjatë aksionit, ekipet e shpëtimit kanë pasur vërejtje në pjesëmarrësit e komunikacionit se nuk kanë krijuar rrugë për të ardhur sa më shpejtë tek vendi i aksidentit.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














