Kosova
Aksident, humbin jetën dy persona në rrugën Gjilan – Ferizaj
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident
Në orët e vona të së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë, si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy persona në rrugën Gjilan – Ferizaj, në fshatin Budrigë e Epërme.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë të lënduar.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se vetura e tipit BMW me targa 06 humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt, me ç’rast u përplas me makinën Seat-Leon me targa BU, shtetas i Serbisë me kombësi shqiptare.
Ndjekni më poshtë njoftimin e dhënë nga policia.
“Më 04.10.2019 rreth orës 22:40 ne rrugën e Ferizajit, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime të rënda, ku të përfshira kanë qenë dy vetura: Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës BMW me targa 06, shqiptar, shtetas i Kosovës, dyshohet duke mos e përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundërt, ku me anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Serbisë, veturë e cila në atë moment lëvizte në drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore me pasoja fatale pësojnë dy pasagjeret e veturës BMW, që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e të dy veturave. Pas ndihmës në QE-Gjilan të lënduarit transferohen ne QKUK-Prishtinë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














