Akademia u hap me intonimin e himnit, ndërsa të pranishmit i përshëndeti moderatori i mbrëmjes, z. Ramadan Morina me ftesë të tij u mbajt një minutë heshtje në nderim të Gursel dhe Bajram Sylejmanit dhe dëshmorëve të kombit.
Në vijim, Konsulli i Përgjithshëm, z. Vigan Berisha, mbajti fjalën përshëndetëse.
Veçanërisht prekëse ishte fjala e Kaltrina G. Sylejmani vajzës së Gurselit, e cila na rikujtoi edhe një herë peshën e sakrificës së familjeve tona. Pastaj fjalët e bashkëveprimtarve të tij Selmi Neziri e Sli Sefa na mbushen me emocion dhe krenari”, shprehet z. Berisha në një postim të tij lidhur me aktivitetin.
Të pranishmëve iu drejtuan z. Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, si dhe z. Valon Gashi, diplomat në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bern, të cilët përmes fjalëve të tyre nderuan kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve.
Në kuadër të akademisë, z. Isuf Sherifi interpretoi poezi kushtuar Gursel dhe Bajram Sylejmanit, duke ndarë gjithashtu disa fjalë në kujtim të tyre.
Salih Sefa dhe z. Selami Neziri, të cilët i kishin njohur nga afër dëshmorët, ndanë me të pranishmit kujtime dhe fjalë për jetën, veprimtarinë dhe figurën e tyre.
Me fjalë përkujtimore u drejtua edhe z. Xhevxhet Ademi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, duke nderuar kontributin dhe sakrificën e Gursel dhe Bajram Sylejmanit.
Një pjesë e veçantë e mbrëmjes ishte fjala e Kaltrina Sylejmanit, vajzës së Gursel Sylejmanit, e cila iu drejtua të pranishmëve në emër të familjes.
Akademia u përmbyll me një pikë artistike nga Flutura Bytyqi, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë përkujtimor dhe artistik.
Përmes kësaj akademie u nderua kujtimi i Gursel dhe Bajram Sylejmanit, si dhe sakrifica e të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.


