Kosova
Ajri i ndotur, formohet një Task Force ndërministrore
Minstrja Reshitaj, duke paraqitur shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të Prishtinës, tha se si ministri kanë kërkuar angazhim e dikastereve përgjegjës për këtë çështje, andaj kërkoi nga Qeveria që t’i përkrahin në vendimet dhe aktivitetet në bazë të planit të miratuar muaj më parë
Ekzekutivi kosovar ka filluar ta marrë më seriozisht ndotjen e ajrit në kryeqytet. Në mbledhjen e sotme është votuar formimi i një Task Force ndërministrore, që ka për qëllim të merren masa të veçanta në mbrojtje të ajrit, transmeton albinfo.ch.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, duke paraqitur shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të Prishtinës, tha se si ministri kanë kërkuar angazhim e dikastereve përgjegjës për këtë çështje, andaj kërkoi nga Qeveria që t’i përkrahin në vendimet dhe aktivitetet në bazë të planit të miratuar muaj më parë. Ajo shtoi se janë në koordinim me Komunën e Prishtinës që të bëjmë reduktimin e automjeteve në pjesë të kryeqytetit ku niveli i ndotjes është më i lartë.
Megjithatë, nga kërkesat e saj, kryeministri Haradinaj vendosi vetëm për Task Forcën. “Sot mund të dakordohemi për krijimin e kësaj Task Force, besoj që duhet ta udhëhiqni ju, ministre dhe mund ta aprovojmë, besa edhe ndërinstitucionale nëse nevojiten edhe agjenci ose kompani publike, siç është rasti i KEK-ut, që përfshihen të gjithë me përgjegjësitë e veta“, ka deklaruar kryeministri.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











