Sport
Ajeti ende jashtë fushave
Arlind Ajeti po vazhdon fazën e rikuperimit dhe ende nuk është i gatshëm për t’u kthyer në fushat e blerta
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti vazhdon periudhën e riaftësimit nga dëmtimi që pësoi gjatë fazës përgatitore me Torinon në mesin e muajit gusht, shkruan albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësit shqiptar do t’i duhen edhe dy javë për t’u rikthyer në fushë.
22-vjeçari i lindur në Bazel e nisi mbarë aventurën me Torinon, duke shkëlqyer në miqësoret e para përgatitore. Por, pikërisht në momentin më të mirë ai pësoi një tërheqje muskulore që e la jashtë ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Milanit.
Sikur të mos mjaftonte ky problem, lojtari u gjend në një situatë të vështirë në ditët e fundit të afatit kalimtar, kur ishte pranë largimit nga klubi “Granata”.
Gjithsesi mbrojtësi i kombëtares kuqezi mbeti në Torino dhe sapo të riaftësohet pritet të luajt si titullar. Ai mungoi edhe në ndeshjen kundër Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











