Kosova
Ahmeti: Komuna nuk lëshon leje për fishekzjarre
Një debat shtë hapur këto dy ditët e fundit në Kosovë në lidhje me një koncert të organozizuar nga ana e ProcreditBank e cila po pret ta nis duke hedhur në ajër 1 ton fishekzjarre.
Aktivistë e shoqëri civile kanë protestuar në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, duke shprehur mllef për gjuajtjet e fishekzjarreve të planifikuara gjatë mbrëmjes së sotme.
Sipas mediave në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme e ka lejuar gjuajtjen e fishekzjarreve nga ana e bankës Procredit Bank.
Me anë të një njoftimi në profilin zyrtar “Faceook”, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë me dije se komuna që udhëhiqet nga ai nuk e ka të drejtën të lëshojë leje për hedhjen e fishekzjarrëve.
Ai ka thënë se dikasteret e tij kanë lëshuar leje vetëm për mbajtjen e koncertit nga Elvana Gjata, të organizuar nga banka ProCredit, pas të cilit do të hidhen një ton fishekzjarre, shkruan Albinfo.ch.
“Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshuar për koncertin. Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia siç e kërkon Ligji. Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falënderojmë”, ka shkruar Ahmeti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














