Kosova
Afrim Shefkiu merr përsipër rastin e veteranëve
Shefkiu, po e pason në këtë rast, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili pas largimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë dorëheqje dhe ka akuzuar eprorët e tij për ndërhyrje në punën e prokurorëve
Prokurori Special, Afrim Shefkiu është ngarkuar me hetimin e rastit e manipulimit me lista të veteranëve, shkruan Insajderi.
Shefkiu, e ka marrë këtë lëndë të mërkurën në një takim të kolegjiumit të Prokurorisë Speciale. Shefkiu, po e pason në këtë rast, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili pas largimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë dorëheqje dhe ka akuzuar eprorët e tij për ndërhyrje në punën e prokurorëve, përcjell albinfo.ch.
Blakaj, ka dorëzuar një aktakuzë tek kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku, sipas të cilit aktakuza nuk është e përfunduar. Millaku ka thënë se kopja e aktakuzës së dorëzuar nga Blakaj, ka qenë e panënshkruar, derisa një kopje të nënshkruar e ka pranuar disa javë më vonë nëpërmjet postës elektronike.
Aktakuza sipas tij duhet të plotësohet dhe të gjithë përfituesit e paligjshëm të statusit të veteranit duhet të vendosen në aktakuzë, në mënyrë që të dihen përfituesit dhe t’u ngrihen pensionet. Por, Blakaj ka thënë se aktakuzën e ka përfunduar dhe nënshkruar.
Insajderi, ka marrë vesh se Shefkiu e ka marrë këtë lëndë vullnetarisht. Ai pritet që brenda disa javësh ta dorëzojë atë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për gjykim.
Shefkiu, është emëruar prokuror special vitin e kaluar. Ai ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Ai është duke kryer hetime kundër Milaim Zekës, për mashtrim të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Pavarësisht, presioneve që ka bërë Zeka në Polici dhe Prokurori, Shefkiu e kishte arrestuar Zekën dhe partnerin e tij të biznesit, Ilir Krasniqin.
Zeka, e kishte takuar kryeprokurorin e Speciales, Reshat Millakun të cilit i ishte ankuar për hetimet ndaj tij. Pak ditë më vonë, ishte arrestuar me vendim të prokurorit, Afrim Shefkiu.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C















