Integrimi
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
Videoja më e suksesshme deri më tani është shikuar mbi 210 milionë herë. Shumë postime të tjera janë shikuanr gjithashtu miliona herë
Fabrika e njohur për përpunimin e qelqit në Hergiswil, e njohur si “Glasi”, prodhon objekte nga qelqi prej tashmë më shumë se 200 vjetësh. Ajo ka qenë mjaft e njohur dhe e çmuar edhe deri më tani. Por, videot që i realizon dhe plason në platformën Tiktok Afërdita Hadërgjonaj, shefe e resurseve njerëzore në këtë fabrikë, e kanë shndërruar atë në një hit mbarëbotëror, transmeton albinfo.ch.
Kushdo që ka qenë në Hergiswil, me shkollë ose me familje e njeh kompaninë e prodhimit të xhamit Glasi Hergiswil.
Hergiswiler Glas AG ka qenë i njohur për artin e prodhimit të qelqit për më shumë se 200 vjet. Por qëkur Afërdita Hadergjonaj filloi punën në Glasi një vit e gjysmë më parë, kompania u bë virale në Tiktok, shkruan 20minuten, e cila i ka kushtuar një reportazh këtij suksesi dhe ka vendosur fotografinë e shqiptares në ballinë të gazetës.
Një ditë, menaxherja e burimeve njerëzore, Afërdita, 28-vjeçare, filloi të filmonte video të punëtorëve të Glasit dhe t’i ngarkonte ato në Tiktok për të ndarë entuziazmin e saj për punën që bëhej aty, me të tjerët. Videoja më e suksesshme deri më tani është shikuar mbi 210 milionë herë. Shumë postime të tjera janë shikuanr gjithashtu miliona herë.
Por në Glasi njerëzit janë modestë. “Ne kënaqemi duke u treguar njerëzve se si masa e ndezur dhe e lëngshme përpunohet në forma të ndryshme me saktësi dhe mjeshtëri,” thotë Hadergjonaj, transmeton albinfo.ch. “Glasi ishte tashmë i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por veçanërisht të rinjtë nuk kishin pasur shumë ide për të”. Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur nëse mund të frymëzojmë të rinjtë me videot tona nga prodhimi i xhamit.
Llogaria Tiktok nuk drejtohet profesionalisht, por: “Kur kam pak kohë, zbres dhe filmoj punonjësit gjatë punës. Ky është një projekt zemre për mua, por sigurisht jo profesional. Askush prej nesh nuk është ekspert i mediave sociale, por thjesht, na pëlqen”.
Videot e prodhuesve të xhamit janë pritur mirë që në fillim. “Papritmas ne patëm mbi 700,000 ndjekës në Tiktok”, thotë Afërdita Komentet janë pothuajse tërësisht pozitive. Shumë ndjekës ndajnë magjepsjen e tyre për punën dhe estetikën e procesit. Hadergjonaj thotë: “Mendoj se shumë njerëz sot nuk e dinë se si bëhet qelqi me dorë. Kur shohin videot tona, ata, thjesht, mahniten”.
Për suksesin e videove shprehen të gëzuar edhe punonjësit e Glasit. “Qelqpunuesit e duan punën e tyre dhe janë krenarë për të. Ata kënaqen kur jo vetëm disa qindra vizitorë në ditë, por disa milionë njerëz shohin punën e tyre”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














