Shqipëria
Aeroporti i Tiranës zyrtarisht më i madhi në rajon
Aeroporti i Tiranës është zyrtarisht aeroporti me trafikun më të madh të pasagjerëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Për herë të parë, në bazë të statistikave të vitit të kaluar, Aeroporti “Nënë Tereza” ia kaloi edhe atij të Beogradit, që e mbante këtë vend prej dekadash.
Në Aeroportin e Tiranës ka 1 mijë e 500 fluturime në javë drejt 107 destinacioneve dhe pritet që të ketë fluturime në drejtim të SHBA-së.
Në renditjen e fundit TIA është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë për numrin e pasagjerëve dhe aeroporti i pestë i Ballkanit pas atij të Stambollit, Bukureshtit dhe Athinës, raporton RTSH.
Ndërkohë, për sa i përket aeroporteve të tjera në Ballkan shihet një rritje e pasagjereve edhe ne Aeroportin e Prishtinës, i cili renditet i katërti në rajon pas atyre të Beogradit dhe Zagrebit. Sipas shifrave zyrtare, nga Aeroporti i Prishtinës fluturuan 4,1 milionë pasagjerë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 19,2%, e dyta më e larta në rajon pas Tiranës. Nga aeroporti i Shkupit fluturuan mbi 3,1 milionë pasagjerë gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej vetëm 1% krahasuar me vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Nga dy aeroportet e Malit të Zi, Podgoricë dhe Tivat fluturuan 2,9 milionë pasagjerë ose 15% më shumë se një vit më parë.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












