Lajme

Aeroporti i Prishtinës, në mesin e aeroporteve më të mira në Evropë

World Travel Award e ka listuar lartë Aeroportin e Prishtinës për performancë të mira në Evropë

 

Po, kjo është e vërtetë, aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është nominuar ndër aeroportet më të mira në gjithë Evropën, shkruan albinfo.ch.

Për dikë mund të jetë edhe e pabesushme, që në mesin e të gjitha aerporteve të Evropës, ai i Kosovës të nominohet, mirëpo World Travel Award e ka listuar aeroportin e Prishtinës mes areporteve më të mira në Evropë për shumë arsye.

Vlen të theksohet se Kosova aktualisht është një nga tregjet më të mira të udhëtimit ajror në Evropë.

Aeroporti i Prishtinës arrin të përshtatet në mënyrë fleksibile me rrethanat dhe të vendosë nevojat e pasagjerëve të tij në radhë të parë.

Çfarë e bën aeroportin e Prishtinës ndër më të mirët në Evropë

Sipas World Travel Award, Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ofron shërbimet më të mira në shumë kategori të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, kontrollin e sigurisë, çmimet e arsyshme të ushqimeve, masat higjienike, etj.

Pasagjerët që e vlerësuan aeroportin në faqen e internetit Skytrax dhe e votuan atë në mesin e aeroporteve më të mira në Evropë në World Airport Awards 2023, vlerësojnë veçanërisht, shërbimet në orare gati të përpikta, pastërtinë, arkitekturën, qartësinë e adresës dhe ndërtesës, linjat ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë e makinave me qira, shkruan tutje albinfo.ch.

Performancë të mirë i dha edhe afërsia e objektit të aeroportit nga kryeqyteti, Prishtina, duke e konsideruar shumë paraktik, po ashtu dëshimi e këtij aeroporti është edhe numri i larë i pasagjerëve që udhëtojnë nga e mbarë bota, duke bërë një laramani të fluturimeve në shtete të ndryshme.

Në krye të listës u rendit Aeroporti i Cyrihut

Si pjesë e World Travel Awards, Aeroporti Cyrih-Kloten u shpall edhe një herë aeroporti më i mirë në Evropë. Ky aeroporti tashmë e ka marrë çmimin 20 herë.

Albinfo.ch ju sjell listën në top aeroporteve më të mira që janë nominuar në Evropë nga World Travel Awards

2 – Amsterdam Schiphol, Holandë

3 – Barcelona-Aeroporti El Prat,  Spanjë

4 – Aeroporti Berlin-Brandenburg, Gjermani

5 – Hamburg, Gjermani

6 – London Heathrow, Angli

7 – Stamboll, Turqi

8 – Aeroporti i Lisbonës,  Portugali

9 – Mynih, Gjermani

10 – Paris Charles de Gaulle, Francë

11 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, Kosovë

12 – Aeroporti Fiumicino i Romës,  Itali

13 – Aeroporti i Vjenës, Austri

14 – Rreth World Travel Awards