Bota
Adoleshenti gjerman humb patentë shoferin pas vetëm 49 minutave
Adoleshenti ishte në veturë së bashku me katër shokë të tij, ku ishin dal duke festuar marrjen e patentë shoferit
Një adoleshent gjerman ka humbur patentë shoferin për më pak se një orë që e kishte marrë.
Adoleshenti është kapur duke vozitur shpejt në qytetin e Hemerit vetëm 49 minuta, pasi e kishte marrë, njoftoi BBC.
Ai është kapur nga oficerët e policisë, ku ishte duke vozitur 95 kilometra në orë, në një zonë që lejohej vetëm 50km/h, përcjell albinfo.ch.
“Disa gjëra zgjasin përgjithmonë-për të tjerët as një orë”, shkruan policia gjermane në deklaratën e tyre.
Adoleshenti ishte në veturë së bashku me katër shokë të tij, ku ishin dal duke festuar marrjen e patentë shoferit, përcjell tutje albinfo.ch.
Tani ai do të përballet me një dënim të rreptë, derisa do të presë pak kohë, në mënyrë që ai të aplikoj sërish.
Ai është zyrtarisht i ndaluar të vozitur veturën për të paktën katër javë, derisa autoritet kanë thënë se do t’i japin licencën pas “rikualifikimit të shtrenjtë”.
18-vjeçari gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 227 dollarë (200 euro). Policia tha se ata kanë gjasa të zgjasin periudhën e provës prej dy deri në katër vjet.
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen