Shkurt.ch
Adoleshentët zviceranë marrin lajme në internet, por nuk iu besojnë
Adoleshentët në Zvicër marrin më shumë informacion nga interneti, por mendojnë se mediat tradicionale janë më të besuarit. Përveç kësaj, katër nga dhjetë adoleshentët thonë se ata janë ekspozuar ndaj lajmit të rremë, sipas një studimi mbi konsumimin e medias, përcjell albinfo.ch.
Raporti i JAMESfocus i vitit 2019 nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut dhe Swisscom zbuluan se dy të tretat e 12 deri 19 vjeçarëve në Zvicër thanë se ishin të interesuar në punët aktuale globale.
Rreth 57% besonin se ishte e rëndësishme të mbahej e përditësuar me lajmet, por ata e bëjnë këtë përmes Facebook-ut ose Instagram-it sesa në mediat tradicionale siç janë televizioni apo gazetat, përcjell albinfo.ch.
Interesat kryesore për këtë grup moshë janë muzika (67%), lajmet (66%), sport (55%) dhe thashetheme për të famshmit(48%). Një e treta e të anketuarve thanë se ishin të interesuar në politikën botërore dhe vetëm një e pesta në politikën zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kur lexuan lajmin e rremë, 40% thanë se kishin hasur në informata që më vonë dolën të ishte e gabuar. Autorët e raportit, të botuar të enjten, theksuan rëndësinë e të qenit në gjendje të identifikojnë menjëherë informacionin e tillë dhe nënvizuan rolin e prindërve dhe mësuesve në dhënien e aftësive dhe metodave të ndarjes së asaj që është e vërtetë nga ajo që është e rreme.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












